Showbiz

Miguel është ndarë nga bashkëshortja

Foto: AP/Associated Press

Këngëtari 35-vjeçar, Miguel, është ndarë nga bashkëshortja Nazanin Mandi, me të cilën u martua në vitin 2018, pas 12 vjetësh lidhje.

Lajmin e kanë konfirmuar zëdhënësit e çiftit të famshëm.

Për revistën “People”, ata kanë deklaruar: “Pas 17-vjetësh lidhje, Miguel dhe Nazanin Mandi, kanë vendosur të ndahen. Ka kohë që ata jetojnë të ndarë dhe që të dy ia urojnë më të mirat njëri-tjetrit”.

Në vitin 2015, Miguel deklaroi se nuk dëshiron të ngutet për t’u martuar, duke thënë se e do edhe më shumë të dashurën e tij modele për faktin se e kupton qëndrimin e tij ndaj kësaj çështjeje.

“Jam pjekur mjaftueshëm si burrë dhe sapo kam filluar të ndihem i fortë sa për të thënë, ‘E di çfarë? Unë mund të insistojë në këtë mendim dhe qëndrim timin’. Mendoj se tani njerëzit nuk i marrin shumë seriozisht martesat dhe unë nuk jam rritur në këtë mënyrë. Zakonisht i ndjekë instinktet e mia. Prandaj mendoj se ajo e ka mësuar këtë gjë, si dhe i është dashur të përshtatet, të mësojë dhe gjithashtu të pajtohet me parimet e mia. Pikërisht për këtë gjë, unë e dua atë edhe më shumë”, kishte deklaruar këngëtari.

Ndërkohë, në fillim të këtij viti, Nazanin e pranoi se ajo dhe bashkëshorti i saj Miguel, është dashur të punojnë shumë për ta mbajtur romancën gjallë në lidhjen e tyre, gjatë muajve të izolimit si pasojë e pandemisë së koronavirusit.