Cardi B po shpreson “për një fillim të ri” pasi është divorcuar nga bashkëshorti Offset. Lajmin për divorcin e ka bërë të ditur vetë reperja amerikane, raporton BBC.
Duke iu adresuar tifozëve në një video në “Instagram Live”, reperja pranoi: “Jam single tash”.
Çifti i ka dhënë fund martesës pesëvjeçare.
Reperi Offset ende nuk ka komentuar publikisht divorcin.
Duke folur të dielën mbrëma, Cardi B tha: “Nuk e di nëse keni marrë gjurmë nga unë, nga jeta ime apo nga storiet e mia...por jam single tash...thjeshtë nuk po e di se si t’i them botës. Unë jam kurioze për jetën e re, fillimin e ri. Po, jam e emocionuar”.
Edhe
Cardi B dëshiron të jetë më e rezervuar për marrëdhëniet në të ardhmen
Ky njoftim vjen pasi Offset ishte akuzuar se kishte pasur aferë me ish-partneren e tij.
Divorci i ka pasur raportimeve se çifti ia ka bërë “unfollow” njëri-tjetrin në Instagram javën e kaluar.
Cardi B dhe Offset kanë pasur një martesë me probleme të shumta që nga viti 2017.
Ata kishin njoftuar për ndarjen në dhjetor të vitit 2018, por u ribashkuan.
Edhe
Për ndarjen nga Offset, Cardi B ka kërkuar këshilla nga Shakira
Më pas në shtator të vitit 2022, u raportua se Cardi B ka kërkuar divorcin, para se ajo të rilidhej sërish me bashkëshortin.
Çifti ka një vajzë gjashtëvjeçar me emrin Kulture, dhe të birin dyvjeçare }ave.