Meryl Streep dhe bashkëshorti i saj prej 45 vjetësh, Don Gummer, janë ndarë “prej më shumë se gjashtë vjetësh”.
Një zëdhënës i ka thënë “page Six” se aktorja 74-vjeçare dhe skulptori janë ndarë.
Çifti ishte martuar në vitin 1978 dhe kanë katër fëmijë.
Streep për herë të fundit u pa me Gummerin kur mori pjesë në ceremoninë Oscar në vitin 2018.
Kur aktorja kishte folur më parë për lidhjen e saj kishte thënë se sekreti për martesë të gjatë është “vullneti i mirë dhe dëshira – dhe të mbyllësh gojën ndonjëherë”.
“Nuk ka udhërrëfyes se si të mbash një familje. Gjithmonë është një negocim i madh”, pati thënë ajo.
Artikuj të ngjashëm