Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Michael J Fox pranon se lufta me Parkinsonin po bëhet gjithnjë e më e vështirë

Aktori i njohur, Michael J Fox, ka thënë se beteja e tij me sëmundjen e Parkinsonit po bëhet gjithnjë e më e vështirë nga ditë në ditë.

Aktori i “Black to the Futur”, tani 61 vjeç, ka luftuar me sëmundjen për më shumë se 30 vjet dhe ka shtuar se edhe pse lufta e tij me të po rritet, ai është optimist se kërkimet e reja do të lehtësojnë dhimbjen e të sëmurëve në të ardhmen.

Ai ka thënë në një bisedë me 'CBS Sunday Morning' se sëmundja e tij degjenerative është një “dhuratë që vazhdon të merret” dhe shtoi: “Është e keqe - po bëhet më e ashpër, po bëhet më e vështirë, çdo ditë që vuani, por kjo është ashtu siç është”.

Michael u diagnostikua me Parkinson më 1991, një vit pasi u publikua “Back to the Future Part III”.

Ai ka thënë se pavarësisht nga lufta e tij me simptomat e sëmundjes – të cilat përfshijnë dridhje të pavullnetshme, lëvizje të ngadalta dhe muskuj të ngurtësuar dhe jofleksibël – ai ka një “një grup të caktuar aftësish” që e lejojnë të përballojë me sukses Parkinsonin.

Michael ka katër fëmijë me gruan Tracy Pollan. Ai doli në pension në vitin 2020. Në vitin 2000, ai themeloi një Fondacion për Kërkimet e Parkinsonit, duke mbledhur më shumë se 1.7 miliardë dollarë.