Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Michael B. Jordan si Metuzalemi

Michael B. Jordan do ta bëjë produksionin dhe do të luajë në filmin “Metuzalem” për Warner Bros, bazuar në historinë biblike të njeriut, i cili ka jetuar 969 vjet.

Jordan do ta bëjë produksionin përmes kompanisë së tij të produksionit “Outlier Society” në bashkëpunim me David Heyman dhe Jeffrey Clifford.

Image

Warner Bros. tashmë për vite po e zhvillon projektin me Will Smith dhe Tom Cruise të cilët janë të interesuar për projektin. Zach Dean e shkroi versionin e mëparshëm të skenarit pas ardhjes në projekt në vitin 2014. Përpjekjen më të fundit e shkroi Toni Gilroy, shkruan KOHA Ditore.

Metuzalem në Librin e zbulesës përmendet si biri i Enokut, i cili jetoi 365 vjet. Skenarët u përqendruan në aftësitë e mbijetesës së Metuzalemit.

Nuk janë bërë publike as data e publikimit të filmit e as detaje të tjera.

Artikuj të ngjashëm