Platforma Amazon e ka publikuar trailerin e parë të filmit të ardhshëm, “Air”, i cili vjen me regji të yllit hollywoodian, Ben Affleck.
Filmi fokusohet në partneritetin mes basketbollistit Michael Jordan dhe kompanisë “Nike”, në krijimin e brendit të atleteve “Air Jordan”, që e revolucionarizoi botën e sportit. Ky projekt e shënon rikthimin e Affleckut në rolin e regjisorit pas filmi të vitit 2016, “Live by Night” dhe filmit më të mirë të vitit 2012, “Argo”. Ben po ashtu luan në film.
Pjesë e kastës së aktorëve janë edhe, Matt Damon, Viola Davis, Jason Bateman, Chris Tucker dhe Chris Messina.
“Air” do të filloj së shfaquri nëpër kinema nga 5 prilli, duke u pëcjellë me një lansim në paltformën Amazon.
-
Affleck dhe Damon e promovuan filmin “Air” në Los Angeles
-
Së shpejti edhe një bashkëpunim mes yjeve Ben Affleck dhe Matt Damon
-
Ben Affleck dhe Matt Damon në filmin e ri në Netflix
-
Matt dhe Ben kanë ndarë një llogari bankare për të kursyer të holla për audicione
-
Ben Affleck dhe Matt Damon po lansojnë kompani të re filmike