Showbiz

Mel Gibson del pa maskë dhe nuk respekton distancën sociale

Mel Gibson ka injoruar masat anti-Covid të Kalifornisë duke shëtitur në Malibu pa maskë dhe duke mos respektuar distancën fizike.

Aktori i famshëm 65 vjeçar ishte në një park lojërash me fëmijët e tij të vegjël me ç’rast po rrinte shumë afër dhe po bisedonte me prindër të tjerë të cilët po ashtu nuk mbanin maska, shkruan Daily Mail.

Gibson ka nëntë fëmijë nga tri lidhje të ndryshme ndërkohë që në momentet kur është kapur nga paparacët pa maskë ai po kalonte kohë me dy fëmijët e tij më të vegjël, Lucia Gibson 11 vjeçare dhe Lars Gibson, katër vjeçar.