Showbiz

Meghan Markle e konsideron të shenjtë mëngjesin

Meghan Markle

Meghan Markle

Dukesha e Sussesxit, Meghan Markle, mëngjesin e konsideron si “kohë të shenjtë” e të qetë me familjen, për ta nisur ditën.

Ish-ylli i serialit “Suits” i shërben shujtë të ngrohtë mëngjesi burrit të saj, Princit Harry dhe fëmijëve të saj, princit Archie dhe princeshës Lilibet në mënyrë që të shijojnë pak kohë të qetë duke biseduar para se ta nisin ditën.

“Rituali i mëngjesit, është kohë e shenjtë me familjen. Mund të flasësh se për çka jeni të entuziazmuar për të bërë gjatë ditës. Prandaj kaloni pak kohë të qetë para se të fillojë dita të ju çojë nëpër rrugë të ndryshme”, ka thënë Markle në emisionin e saj “With Love Meghan” ndërkohë që po bisedonte me Tan France, ka shkruar FemaleFirst.

44 vjeçja ka insistuar se përgatitja e mëngjesit nuk ka pse të jetë diçka “e madhe”.

“Pergatis mëngjes të ngrohtë gati çdo mëngjes, për fëmijët dhe burrin tim. Por nuk është aq e komplikuar sa mendojnë njerëzit. Është shumë  e lehtë për t'u bërë. Duket sikur diçka shumë e ndërlikuar, por vetëm duhet të presësh disa copa buke t'i bësh me ve”, ka thënë tutje Markle.

Ajo ka shtuar se fëmijët e saj hanë palëpeta dhe ve, jo vetëm drithëra.

Themeluesja e brendit të mirëqenies “As Ever” ka treguar se çdo mëngjes shton diçka befasuese dhe sigurohet që pjata të duket bukur.

“Më pëlqen t’i befasoj fëmijët me palëpeta, prandaj gjithmonë shtoj fara liri e chia. Gjithnjë u bëj prezentime të bukura fëmijëve dhe atyre u pëlqen”, ka thënë ajo.

Markle më parë pati treguar se ani pse gjithnjë përgatit mëngjesin për familjen e saj, nuk është se i merr shumë mund.

“Zgjohem para fëmijëve, zakonisht në orën 6:30, pastaj i zgjoi ata, i vesh e zbresim poshtë. Më pëlqen të përgatis mëngjesin. Ndonjëherë nuk kam kohë, por nuk më pengon edhe të nxjerr diçka nga ngrirësi si ‘waffle’ të ngrira e t'i fus në toster”, pati thënë ajo për revistën People.