Dukesha e Sussexit, Meghan Markle, e pranoi se amësia, sado që është pozitive, ia kishte sjellë një luftë të re me mediat, të cilat po e monitorojnë vazhdimisht jetën e saj dhe të familjes, shkruan BBC News.
Meghan Markle u martua me princin Harry në pallatin Windsor në maj të vitit 2018 ndërsa e lindi djalin e tyre Archie këtë vit.
Duke folur në dokumentarin e ri të ITV-së, dukesha foli për jetën e saj që është në qendër të vëmendjes së mediave dhe tha se ato po i shkaktonin probleme përkundër të gjitha përpjekjeve të saj për të qenë një nuse e mirë mbretërore dhe një nënë e mirë e re, shkruan KOHA Ditore. Ajo gjithashtu u ankua se shumë njerëz nuk e pyetën nëse ajo ishte mirë në radhë të parë.
Kur u pyet se si po ia del me rolin e ri, Markle u përgjigj: "Shikoni, çdo grua, veçanërisht kur është shtatzënë, ka momente kur është e ndjeshme, kjo është bërë vërtet sfiduese. Nuk dua as të them se sa sfiduese është kur edhe fëmija vjen në botë."
Ajo gjithashtu theksoi se detyra më e vështirë i familjes mbretërore ishte interaksioni i vazhdueshëm me gazetarët dhe theksoi se ndihej në ankth sa herë që e shikon kamerën dhe blicin dhe sa herë që e dëgjon klikimin (e kamerës).
Edhe
Princi Harry dhe Meghan Markle do të bëhen prindër për herë të dytë
Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle e vizituan Afrikën e Jugut në shtator, ndërsa menjëherë pas kthimit në Britani të Madhe vendosën t’i padisin disa portale dhe gazeta britanike.
Markle e paditi Mail on Sunday për, siç thotë ajo, publikimin e paligjshëm të korrespodencave të saj private, ndërsa princi Harry inicoi procedura ligjore kundër Sun, News of the World dhe Daily Mail për vjedhje të të dhënave nga telefoni i tij privat.