Showbiz

Meghan Marckle zbulon dëshirën “e kushtueshme” që ka djali i saj për Krishtlindje

Dukesha e Sussexit, gruaja e princit Harry, Meghan Marckle ka treguar se djali i saj e ka një dëshirë “shumë të kushtueshme” për Krishtlindje, raporton FemaleFirst.

Ai ka kërkuar një aparat fotografik të punuar me dorë por prindërit i kanë thënë “jo”.

Dukesha këtë e ka treguar gjatë një interviste pas shfaqjes së filmit të shkurtër “The After” në platformën Netflix.

Kërkesa e djalit të saj Archie, u inspirua nga aparati fotografik i fotografit të njohur Misan Harriman i cili ka bërë disa portrete familjare të dukës dhe dukeshës së Sussexit.

“Misan po i tregonte Archiet aparatin e tij fotografik. Unë ia kam blerë Archit një aparat por ai tha se ‘nuk është sikur ai i Misanit’”, ka thënë Meghan.

Aparati të cilit djali i saj po i referohej kushton miliona dollarë.

“Unë i thash se si nuk mund të ketë një aparat të tipit ‘Leica’, as për Krishtlindje”, ka thënë Meghan.

Në ndërkohë princi Harry zbuloi në dokumentarin e tij të vitit 2021 “The Me You Can't See” se ende ndihet keq kur dëgjon zhurmën e shkrepjeve e aparatit pasi bëhen fotografitë, ashtu sikur nëna e tij.
Ai i referohej kohës kur nëna e tij e ndjerë Princesha Diana u përndjek nga paparacët në vitet e fundit të jetës së saj.

“Shkrepja e kamerave ma bën gjakun të vlojë. Më zemëron. Më çon përsëri në atë që i ndodhi mamasë sime, asaj që përjetova kur isha i vogël”, ka thënë duka i Sussexit.

Harry dhe Meghan janë prindër të dy fëmijëve, Archiet katër vjeç, dhe Lilibet 2 vjeçe.