Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Megan Fox e lumtur që fëmijët e saj do të bëhen me vëlla ose motër

Aktorja e njohur amerikane, Megan Fox, ka deklaruar se është e lumtur për faktin që fëmijët e saj do ta kenë edhe një vëlla ose motër.

Bukuroshja 35-vjeçare e cila i ka tre fëmijët, Noah, Bodhi dhe Journey, me aktorin Brian Austin Green, ka deklaruar është është gëzuar nga lajmi se ish-bashkëshorti i saj është në pritje të një fëmije tjetër me të dashurën aktuale, Sharna Burgess.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ajo është e lumtur që fëmijët e saj do të bëhen me motër ose vëlla. Edhe ata janë shumë të emocionuar me këtë lajm. Megani i dëshiron shumë fat Brianit dhe mendon se është gjë e mirë për të”, citohet të ketë thënë një burim i afërt me Foxin.

Brian i cili e ka edhe djalin 19-vjeçar, Kassius, nga lidhja e tij e mëparshme, së fundmi i shfrytëzoi rrjetet sociale për ta bërë të ditur lajmin se është në pritje të fëmijës së parë me partneren aktuale, Sharna Burgess. Yli i serialit “Beverly Hills, 90210” që ishte i martuar e Foxin nga viti 2010 deri më 2021, ka deklaruar se është i lumtur që do të bëhet sërish baba.

{gallery}

Ndërkaq, Megan së fundmi e bëri të ditur lajmin e fejesës me shpirtin e saj binjak, Machine Gun Kelly. Muzikanti 31-vjeçar i propozoi martesë aktores në janar të këtij viti, gjatë kohës sa ishin me pushime në Puerto Rico dhe tashmë kanë filluar ta planifikojnë dasmën e tyre.