Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Më në fund publikohet testamenti i George Michael

Këngëtari legjendar George Michael ka vdekur pak më shumë se dy vjet më parë, por familja e tij, por edhe publiku i gjerë, vetëm disa ditë më parë e kuptuan se në ç’mënyrë do të ndahet pasuria e tij, e vlerësuar përafërsisht në 100 milionë funte. Siç shkruan gazeta britanike “The Sun”, familja e George do të jetë përfituese, por ish-dashuritë e tij nuk morën asgjë.

Edhe pse Kenny Goss me Georgein ishin në lidhje gjithsej 13 vjet, nga viti 1996 deri në vitin 2009, ndërsa Fadi Fawaz me këngëtarin e famshëm ishte nga viti 2012 deri në vdekjen e tij tragjike dhe të parakohshme, asnjëri prej tyre nuk përmenden në testament. Përndryshe, stilisti i flokëve Fadi tashmë një kohë po shkakton probleme, sepse refuzon të shpërngulet nga shtëpia në Regent Park të Londrës, në të cilën jetoi me Michael deri në vdekjen e tij në ditën e Krishtlindjeve të vitit 2016, shkruan KOHA Ditore.

Pjesë të barabarta të pasurisë së Michael, duke i përfshirë dy shtëpi në Londër, i ndajnë edhe motrat e Michael, Yioda dhe Melanie. Përveç kësaj, Yioda do të duhej të vendoste se cilat dhe sa pjesë të pasurisë u shkojnë disa miqve të cilët janë përmendur në testament, mes të cilëve janë Shirlie Kenp me të cilën vallëzoi në bendin “Wham!”, producenti David Austin, modelistja Kay Beckenham dhe katër persona të tjerë nga rrethi më i afërt i këngëtarit, i cili vdiq në moshën 53-vjeçare.

Artikuj të ngjashëm