Ish-i dashuri i George Michael, Fadi Fawaz, jeton në një hotel, të cilin e paguan 54 euro në ditë pasi u dëbua nga vila e këngëtarit me vlerë prej 5.5 milionë eurosh.
Fadi i papunë e ndërroi jetën e tij glamuroze, ku përfshiheshin aeroplanët privatë dhe hotelet me pesë yje me një dhomë prej 300 metrash katrorë në hotelin Travelodge në qendër të Londrës. Ish-stilisti i personave të famshëm u paraqit në këtë hotel pasi që thuhet se doli prej kontrolli dhe i theu dritaret në pronën e ish-të dashurit të tij në Regent’s Park.
Ai u arrestua me dyshimin se shkaktoi dëme të konsiderueshme në shtëpi. Familja e George Michael e ka nisur një betejë ligjore për ta nxjerrë Fadin nga prona në fjalë, shkruan KOHA Ditore. Ai ka qenë në atë shtëpi qëkur i dashuri i tij ndërroi jetë në ditën e Krishtlindjeve në vitin 2016. Kur po zhvendosej, ai e mbajti kokën e ulur. Ai nuk shfaqet jashtë pothuajse fare, përveç kur del për ta ndezur ndonjë cigare ose kur personeli ia pastron shtratin.
Kur njerëzit iu afruan atij për autogram jashtë hotelit, ai mohoi se ishte ish i dashuri i George Michael.
"Unë nuk jam Fadi. Më vjen keq që po ju zhgënjej. Është tragjike ajo që i ndodhi Michaelit, është një humbje e tmerrshme, por unë nuk e kam njohur atë. Asnjëherë nuk e kam takuar atë", tha Fadi.
Edhe
Arrestohet ish i dashuri i George Michael për shkak të thyerjes së vilës së tij
Ai gjithashtu mohoi se jeton në hotel, duke thënë se ai ndaloi vetëm për ta mbushur celularin e tij.
Ai kishte qenë në lidhje me George nga viti 2012 deri në vdekjen e tij dhe ishte ai që e gjeti trupin e tij të pajetë. Ai pretendonte se George Michael kishte bërë vetëvrasje. Në mars të vitit 2017, hetuesit konkluduan që këngëtari kishte vdekur nga vdekja natyrale.