Fadi Fawaz (46 vjeç), ish i dashuri i këngëtarit të ndjerë George Michael, u arrestua të martën mbrëma pasi e theu vilën e tij në Londër, raporton Mirror. Fqinjët u thanë zyrtarëve të policisë se e panë një mashkull pa bluzë se si qëndronte në çatinë e vilës.
Kur policët mbërritën në vend, askush nuk ishte më në çati, por e gjetën Fawazin brenda shtëpisë, shkruan KOHA Ditore. Dëmtimin e vilës ata e përshkruan si të konsiderushme.
“Ai u arrestua me dyshimin se kishte kryer dëm të madh. U dërgua në stacionin policor në Londër” – thuhet në raportimin e policisë.
Qëkur vdiq George në Krishtlindjet e vitit 2016, Fadi kishte qëndruar në vilën e tij luksoze vlera e të cilës vlerësohet në rreth 5 milionë dollarë.
Megjithatë, George, pasuria e të cilit vlerësohet në rreth 90 milionë dollarë, nuk i la asgjë Fadit në testament.