Qëkur 55-vjeçari Brad Pitt u paraqit në ndejën e ditëlindjes së 50-të ish-bashkëshortes së tij, Jennifer Aniston, në fillim të shkurtit të këtij viti, nuk kanë reshtur thashethemet në lidhje me rilidhjen e tyre. Paparacët e kanë 'kapur' Bradin në Los Angeles derisa po hynte në automobilin e tij dhe e shfrytëzuan rastin që ta pyesin nëse ishte pajtuar me ish-gruan e tij, raporton Entertainment Tonight.
“Oh Zot,” iu përgjigj shkurtimisht ai. Aktori më pas hyri në automjetin e tij dhe u tha fotografëve se u dëshironte një ditë të këndshme. Komenti i tij u interpretua se nga pajtimi, të cilin shumë adhurues e dëshirojnë, megjithatë nuk ka asgjë. Përndryshe, revista "US" kohët e fundit pohoi se aktorja dhe aktori janë duke u përgatitur të jetojnë së bashku dhe se janë në pritje të një fëmije, ndërkohë që u shfaq edhe fotoja e ultrazërit e cila thuhej se i takonte Jenniferit. Derisa fansat ishin në shok, menaxherët e dy yjeve shpejt i mohuan këto pretendime, ndërsa një burim i afërt me aktoren pretendon se ky lajm e ka shqetësuar shumë atë. "Ajo iu krenua miqve të saj se ishte shtatzënë dhe se të gjithë mezi po prisnin ta shihnin fëmijën e tyre", tha burimi i revistës, shkruan KOHA Ditore.

T’ju rikujtojmë, aktorja e preferuar e Amerikës dhe aktori i bukur e filluan lidhjen qysh në vitin 1998, ndërsa u martuan dy vjet më vonë. Ata ishin të martuar deri në vitin 2005, kur Brad e braktisi ish-aktoren e 'Friends' për 43-vjeçaren Angelina Jolie, të cilën e takoi gjatë xhirimeve të “Mr. and Mrs. Smith”.
-
Jennifer zbulon se si dukej takimi i parë dhe i fundit me Angelinën
-
Jennifer Aniston e Gwyneth Paltrow bëjnë thashetheme për Brad Pittin
-
Brad Pitt zbulon romancën më të lumtur: Unë ende e dua atë
-
Anistoni hedh poshtë pretendimet për ribashkim me Pittin
-
Brad Pitt po flirton me aktoren Andra Day, pavarësisht betejës ligjore me ish-gruan Angelina Jolie