Brad Pitt është takuar me shumë zonja të famshme, duke përfshirë ish-bashkëshortet e tij Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie, por një nga marrëdhëniet më të mira që ai ka pasur ndonjëherë ishte me dikë që “ende e do”, shkruan DailyMail.
Bëhet fjalë për ish-të dashurën e tij Juliette Lewis. Aktori 59-vjeçar u takua me Lewisin në xhirimet e filmit të tyre të vitit 1990.
Edhe pse Juliette ishte vetëm 17 vjeç në atë kohë, ndërsa Brad ishte 27, dashuria lindi dhe ata u bënë një nga çiftet më të përfolura në Hollywood.
Ish-çifti u takuan për tre vjet, por në fillim të vitit 1993 vendosën t'i jepnin fund lidhjes.
Ndërsa Juliette më vonë ka thënë se Brad “nuk ishte më në universin e saj”, aktori së fundi kujtoi “kohën e mrekullueshme” që kishin kaluar së bashku.
“Unë ende e dua atë grua. Kam kaluar shumë mirë me të. Ishte një nga marrëdhëniet më të mira që kam pasur ndonjëherë. Problemi është se ne rritemi me vizionin se dashuria i pushton të gjitha, dhe kjo nuk është kështu”, ka thënë ai në një intervistë për Vanity Fair.
Pas ndarjes së tyre, në vitin 1993, Brad dhe Juliette luajtën përkrah njëri-tjetrit në filmin e tyre të dytë, “California”.