Qëkur 55-vjeçari Brad Pitt u paraqit në festimin e ditëlindjes së 50-të të ish-bashkëshortes së tij, Jennifer Aniston, në fillim të shkurtit të këtij viti, nuk ndalën thashethemet dhe dëshirat e publikut për pajtimin e ish-çiftit më të njohur të aktorëve.
Përveç kësaj, në publik nuk pushojnë së ‘rrjedhuri’ informacionet për martesën dhe marrëdhënien e tyre. Tani e preferuara e Amerikës më në fund vendosi t’i japë fund heshtjes, dhe për Vanity Fair foli për momentin kur e takoi Angelina Jolien 43-vjeçare, gruan për të cilën e braktisi bashkëshorti i saj i atëhershëm, shkruan KOHA Ditore.
Jennifer zbuloi se e kishte takuar Angelinën në parkingun e setit ku po i xhironin skenat e një prej filmit të tyre më të njohur, "Mr. and Mrs. Smith", i cili i bashkoi Bradin dhe Angelinën. "Po qëndroja anash, dola nga automobili, dhe u prezantova. I thashë asaj se Brad ishte shumë i entuziazmuar që po punonte me të dhe ju urova argëtim të mirë në xhirim", tregoi ajo, duke shtuar se kjo ishte hera e parë dhe e fundit që biseduan.
-
Më në fund Brad flet për lidhjen me Jenniferin
-
Brad Pitt dhe Jennifer Aniston ringjallin miqësinë me “dreka sekrete”
-
Jennifer Aniston e Gwyneth Paltrow bëjnë thashetheme për Brad Pittin
-
Brad Pitt zbulon romancën më të lumtur: Unë ende e dua atë
-
Anistoni hedh poshtë pretendimet për ribashkim me Pittin