Para pak orësh u lansua versioni zyrtarë në gjuhën angleze i këngës së Arilena Arës, me të cilën do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovisionin” e 2020-s, transmeton Koha.
Me titull “Fall From The Sky”, kënga e cila i fitoi zemrat e publikut shqiptarë anembanë botës për emocionin që e transmetonte përmes zërit të fuqishëm të Arës, vazhdon të tingëllojë bukur edhe në gjuhën angleze.
Këngëtarja e re në moshë por me një karrierë të suksesshme në skenën muzikore, e kishte fituar Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe kështu ishte përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e sivjetmë të “Eurovisionit”, që do të mbahet në Rotterdam të Holandës.
Kënga fituese e zhanrit baladë titullohej “Shaj”, dhe erdhi me tekst të Lindon Berishës ndërsa për muzikën ishin përkujdesur, Darko Dimitrov e Lazar Cvetkovski.
Edicioni i 65-të i “Eurovisionit” do të mbahet nga 12 maji deri më 16 maj, ku Arilena Ara performon në pjesën e dytë të gjysmëfinales së dytë të festivalit.
-
Arilena Ara sjell versionin zyrtar të këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision
-
Arilena Ara përfaqëson Shqipërinë në “Eurovisionin” e 2020-s
-
Albina dhe familja Kelmendi përfaqësojnë Shqipërinë në “Eurovision 2023”
-
Historiku i Shqipërisë në “Eurovision”
-
BBC: Arilena Ara, në pesëshen më të mirë të Eurovizionit