Këngëtarja nga Kosova, Albina Kelmendi dhe familja e saj, do të përfaqësojnë Shqipërinë në “Eurovision 2023”, pas triumfit në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në RTSH.
Ajo ka marrë votat maksimale nga publiku duke qenë e preferuara e shqiptarëve për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Duje”.
Albina dhe familja Kelmendi fituan çmimin e dytë të festivalit të këngës, sipas vlerësimit të jurisë profesionale, duke mbetur pas Elsa Lilës.
“Eurovision 2023” do të mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe.
Artikuj të ngjashëm
-
Nga ky shtet Shqipëria mori 12 pikë nga votimi i publikut në Eurovision 2023
-
Albina Kelmendi kërkon votën e shqiptarëve: Urojmë t’ju bëjmë krenarë
-
Si mund të votoni për Albina Kelmendin?
-
Sonte finalja e madhe e “Eurovisionit”, Shqipëria dëgjohet edhe një herë nga Liverpooli
-
Albina Kelmendi dhe familja e saj “fituese” në rrjetet sociale të “Eurovisionit”