Këngëtarja Arilena Ara ka fituar Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e ardhshëm të “Eurovisionit”.
Në edicionin e 58-të të Këngës në RTSH, Ara fitoi me këngën “Shaj”. Lindon Berisha është kujdesur për tekstin e kësaj kënge, ndërsa për muzikën Darko Dimitrov e Lazar Cvetkovski.
Elvana Gjata me “Me Tana” ishte e dyta, ndërsa Sara Bajraktari me “Ajër” doli e treta.
Edicioni i 65-të i “Eurovisionit” do të mbahet në Rotterdam të Holandës nga 12 maji e deri më 16 maj i vitit të ardhshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Historiku i Shqipërisë në “Eurovision”
-
Me “Fall From The Sky”, Arilena Ara e përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2020”
-
Shqipëria performon në pjesën e dytë të gjysmëfinales së dytë të Eurovizionit 2020
-
Bullgaria e fiton “Eurovisionin”, Shqipëria e 13-a
-
Shqipëria me “Nan” në Eurovisionin e trazuar politikisht