Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Arilena Ara sjell versionin zyrtar të këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision

Arilena Ara ka sjellë versionin zyrtar të këngës që do përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision.

Këngëtarja, e cila u shpall fituese e Festivalit të RTSH, solli pak kohë më parë vetëm versionin audio të këngës.

Ndërsa tani është publikuar versioni zyrtar i këngës “Fall From the Sky” me videoklip.

Padyshim që kënga do të jetë një sukses, me interpretimin e shkëlqyer të Arilenës. E veshur me të bardha, ajo këndoi “Fall From The Sky” plot emocion.

Kënga ishte përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, por festivali i madh i këngës u anulua për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Nuk dihet ende nëse Shqipëri do të përzgjedhë një tjetër këngëtare për të përfaqësuar Shqipërinë vitin e ardhshëm apo do jetë Arilena Ara që do marrë pjesë.