Eurovizioni nuk do të ishte Eurovizion pa balada dhe në atë atë aspekt Arilena Ara më shumë se i përmbush pritjet, shkruan BBC në një artikull kushtuar festivalit evropian të këngës, që mbahet majin e ardhshëm në Holandë. Në këtë artikull, rrjeti britanik vlerëson disa prej këngëve favorite në këtë festival.
”Kënga ndërtohet rreth momenteve të mëdha. Që kur Arilena fitoi ‘The X Factor’ në vitin 2013, ajo është bërë një nga yjet më të mëdha të vendit, me më shumë se 1,1 milionë ndjekës në Instagram”, shkruan BBC.
“Kënga e saj ‘Nëntori’ është bërë gjithashtu një hit në Rusi e Rumani, gjë që do të thotë se është e njohur për votuesit atje”, transmeton ATSH.
“Rrjedhimisht, ‘Shaj’ është një prej favoriteve të hershme dhe pritet të jetë në top-pesëshe”.
Disa nga këngët e tjera, të konsideruara të suksesshme dhe që do të marrin pjesë janë Lituania me ”On Fire” nga The Roof, Letonia me ”Still Breathing” nga Samanta Tina, Australia ”Don’t Break Me” e kënduar nga Montaigne dhe Franca me ”The Best In Me” nga Tom Leeb.
-
Me “Fall From The Sky”, Arilena Ara e përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2020”
-
Arilena Ara merr mijëra vota, deri tani e para në sondazhe
-
Shqipëria performon në pjesën e dytë të gjysmëfinales së dytë të Eurovizionit 2020
-
Arilena Ara përfaqëson Shqipërinë në “Eurovisionin” e 2020-s
-
Ngritja e madhe e Izraelit në “Eurovision” ngjall dyshime në Evropë