Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Mbretëresha feston ditëlindjen e 96-të në Sandringham

Mbretëresha, Elizabeth II, do ta festojë ditëlindjen e saj të 96-të të enjten në Sandringham.

Monarkja e cila ka jetuar më së gjatë në Britani ka udhëtuar me helikopter në Norkfolk, ku ajo do të shoqërohet nga familjarët dhe miqtë.

Ajo do të qëndrojë në shtëpinë verore të cilën e pëlqente shumë burri i saj, princi Philip, shkruan BBC.

Një fotograf ka realizuar fotografitë e saj, derisa mbretëresha shihej me dy kuaj duke reflektuar interesin e saj për kuajt.

Fotografia është bërë në kështjellën Windsor ku mbretëresha qëndron më së shumti.

Artikuj të ngjashëm