Showbiz

Mbretëresha Elizabeth nuk i mban mëri Meghan Markle, e uron për datëlindje duke e quajtur dukeshë

Vendimi i princ Harry dhe Meghan për të hequr dorë nga familja mbretërore e për të jetuar si të pavarur financiarisht u bë lajm në mediat botërore, duke shkaktuar reagime të shumta në publik e jo vetëm. Familja mbretërore nuk e priti aspak mirë këtë vendim.

Në media është përfolur shpesh se marrëdhënia e tyre me familjen mbretërore nuk është si më parë por Mbretëresha Elizabeth ka provuar të kundërtën. Meghan feston 39-vjetorin dhe ajo e ka uruar publikisht. Ndonëse 39-vjeçarja ka hequr dorë nga roli mbretëror, mbretëresha e ka quajtur sërish Dukeshë të Sussex-it.

Faqja zyrtare e Royal Family ka publikuar një foto ku shihet Meghan krah saj dhe shkruhet “I urojmë Dukeshës së Sussex Gëzuar Datëlindjen!”. Nga ana tjetër, edhe kunata e saj e ka uruar duke e cilësuar si Dukeshë.

Image