Mbretëresha Elizabeth është “plotësisht e përkushtuar” që t’i kalojë Krishtlindjet me familjen.
Monarkja 95-vjeçare ishte shtruar për pak kohë në spital për disa teste në fillim të këtij muaji dhe ka anuluar të gjitha angazhimet personale për dy javët e ardhshme, por është e vendosur të pushojë dhe të shërohet në mënyrë që të mund të shohë të dashurit e saj në festën tradicionale.
Vitin e kaluar mbretëresha dhe bashkëshorti Princi Philip - i cili vdiq në prill në moshën 99-vjeçare – ishin vetëm për Krishtlindje për shkak të masave kundër koronavirusit, kështu që thuhet se është “tepër e rëndësishme” për të që këtë fundvit ta kalojë me familjen e gjerë.
“Këtë vit, më shumë se kurrë, është tepër e rëndësishme për Madhërinë e Saj që të jetë e rrethuar me të dashurit e saj.
“Mbretëresha është plotësisht e përkushtuar për të pritur të gjithë, pasi shpreson të shërohet plotësisht javët në vijim. Ajo po pushon nën urdhrat e mjekëve me qëllim që të jetë në gjendje të shijojë plotësisht shoqërinë e familjes së saj të gjerë gjatë periudhës së pushimeve”, ka thënë një burim për gazetën “Sunday Mirror”.
Edhe
Mbretëresha Elizabeth takon për herë të parë familjarët prej kur ka shpërthyer pandemia
Pallati Buckingham ka bërë të ditur së fundmi se Mbretëresha nuk do të bënte vizita zyrtare për dy javë, pasi kështu ishte këshilluar nga mjekët.
Monarkja do të vazhdojë me disa detyra të lehta, që do t’i kryejë nga tavolina gjatë kësaj kohe.
Megjithëkëtë, ajo është e vendosur që të marrë pjesë në të Dielën e Përkujtimit në Cenotaph në Londër më 14 nëntor.
Në fillim të kësaj jave, një burim i brendshëm ka zbuluar se familja mbretërore është mbledhur rreth mbretëreshës për shkak të problemeve shëndetësore.
Edhe
Bëhet e ditur arsyeja e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II
Dukesha e Cambridget dhe fëmijët e saj - Princi George, tetë vjeç, Princesha Charlotte, gjashtë vjeç dhe Princi Louis, trevjeçar, janë ndër anëtarët mbretërorë që e kanë mbështetur shumë mbretëreshën.
“Katerina i dërgoi mbretëreshës një buqetë të madhe me lule nga familja e saj. George, Charlotte dhe Louis i dërguan letra duke i uruar shërim të shpejtë, gjersa ishte në spital”, ka treguar një burim i brendshëm.