Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Mbretëresha Elizabeth takon për herë të parë familjarët prej kur ka shpërthyer pandemia

Prej kur janë shfaqur rastet e para me pandemi, Mbretëresha Elizabeth II nuk takoi asnjë prej familjarëve të saj.

Të martën, monarkja 94-vjeçare mblodhi për herë të parë Dukën e Dukeshën e Kembrixhit në Kështjellën Windsor, përcjell BBC. Të pranishëm ishin edhe Earl dhe Kontesha e Wessex, e princesha Anne.

Krishtlindjet, megjithatë Mbretëresha dhe Princi Phillip, 99-vjeçar, do t’i kalojnë të vetëm, pasi kanë thënë se “do t’i përmbahen këshillave”.

“Si të gjithë, edhe ata po shpresojnë t’i kthehen normalitetit në 2021-tën”, tha një zëdhënës i pallatit.