Mbretëresha Elizabeth II ka përçuar një mesazh me rastin e Krishtlindjes.
“Nuk jeni vetëm”, është ajo që u ka thënë familjarëve e qytetarëve britanikë mbretëresha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ajo që shumë njerëz duan për Krishtlindje është vetëm një përqafim apo prekje e dorës, mirëpo edhe në netët më të errëta ka shpresë për agim të ri”, ka thënë ndër tjera ajo.
94-vjeçarja gjithashtu ka përshëndetur aktin e mirësisë, duke thënë se pandemia “na ka bashkuar pavarësisht pse jemi në kohë të vështirë”.
“Ka qenë e jashtëzakonshme sesi një vit, që na ka mbajtur larg, përmes disa rrugëve na ka bashkuar më shumë”, ka thënë ajo gjatë fjalimit të saj, duke shtuar se familja mbretërore është “inspiruar” nga vullnetarët që kanë ndihmuar nëpër komunitetet e tyre.
“Në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithë botën, njerëzit janë ngritur ndaj sfidave të këtij viti dhe unë jam shumë krenare nga ky shpirt i qetë dhe i pathyeshëm”, ka thënë tutje Elizabeth II.