Mbretëresha Elizabeth II u fotografua teksa shëtiste me kalë rreth kështjellës së Windsor.
94-vjeçarja mbante një shami mëndafshi dhe një pallto bezhë për një udhëtim të qetë, teksa shoqërohej nga një ndihmës.
Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj, Princi Philip, 99-vjeç, tradicionalisht e kalojnë sezonin festiv me familjen në Sandringham, në Norfolk.
Por, javën e kaluar u njoftua se çifti do të heqë dorë nga festimet e Krishtlindjes në Sandringham dhe do të qëndrojnë në Windsor, ku ata janë izoluar me një pjesë të vogël të stafit që nga tetori për shkak të pandemisë. \ a2news
Artikuj të ngjashëm
-
Mbretëresha feston ditëlindjen e 96-të në Sandringham
-
Elizabeth II realizon ëndrrën e ndërprerë nga COVID-19!
-
Rritet turma që pret arkivolin e Mbretëreshës, e cila do të varroset afër burrit të saj
-
Rrëfim për mbretëreshën Elizabeth nëpërmjet fotografive
-
Mbretëresha e Britanisë nën mbikëqyrjen mjekësore