Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Mesazhi i mbretëreshës për Krishtlindje bëhet më i shikuari në televizionet britanike

Mesazhi i mbretëreshës Elizabeth II që u shfaq në të gjitha televizionet britanike, ka fituar një audiencë të madhe.

8.14 milionë shikues ka qenë shifra e shikuesve. Kjo ka bërë të jetë ndër më të lartat ndonjëherë.

Të premten mbretëresha ka përçuar një mesazh ku ka thënë se “nuk jeni vetëm”.

BBC-ja ka qenë televizioni me numrin e dytë më të lartë të shikuesve me një mesatare të audiencës prej 5.43 milionësh.

“Ajo që shumë njerëz duan për Krishtlindje është vetëm një përqafim apo prekje e dorës, mirëpo edhe në netët më të errëta ka shpresë për agim të ri”, ka thënë ndër tjera ajo.