Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbretëresha Elizabeth II rezulton pozitive me COVID-19

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, ka rezultuar pozitive me COVID-19, është njoftuar nga Pallati Buckingham, raporton BBC.

Mbretëresha është me simptome të buta të ngjashme me një të ftohur dhe se pritet të vazhdojnë detyrat e saj gjatë javës në vijim.

“Ajo do të vazhdojë të ketë kujdesin mjekësor dhe do të ndjekë gjitha udhëzimet e nevojshme”, thuhet në deklaratë.

Mbretëresha 95-vjeçare kishte qenë në kontakt me të birin e saj më të madh, Princin e Uellsit, i cili rezultoi pozitiv javën e kaluar.