Warner Bros planifikon ta krijojë një version të ri të filmit “The Dirty Dozen”, dhe tashmë e kanë zgjedhur regjisorin për këtë detyrë - David Ayer.
Filmi origjinal doli në vitin 1967 me regji të Robert Aldrich, i fitoi katër kandidime për Oscar, prej të cilëve një e fitoi, ndërsa në mesin e aktorëve ishin Ernest Borgnine, Charles Bronson, Jim Brown, John Cassavetes, Robert Ryan, Telly Savalas, Robert Webber dhe Donald Sutherland.
Filmi bën fjalë për misionin sekret që zhvillohet para marshimit drejt Normandisë, kur një grup i të burgosurve ushtarakë të dënuar për krimet më të rënda shkon në një mision vetëvrasës - një sulm ndaj një kështjelle franceze ku ndodhen oficerë të niveleve të larta gjermane, shkruan KOHA Ditore. Ata shpresojnë që eliminimi i udhëheqjes gjermane ta ndihmojë D-Day. Ata që i mbijetojnë sulmit do të fitojnë falje.
Është interesante se koncepti është i ngjashëm me Suicide Squad - kriminelët që dalin nga burgu për një mision të veçantë, potencialisht vetëvrasës – regjinë e të cilit e ka bërë pikërisht Ayer në vitin 2016, dhe tani ai do ta bëjë edhe regjinë e “The Dirty Dozen”.
Filmi do të duhej të fillojë me xhirime vitin e ardhshëm, por ende nuk dihet data e shfaqjes.
-
“In The Grey” sjell një grabitje të pamundur dhe luftë për mbijetesë
-
Daniel Craig kthehet me “Wake Up Dead Man: A Knives Out Mystery”
-
Denis Villeneuve do të jetë regjisori i filmit të ri të James Bondit
-
“The Conjuring: Last Rites”, vazhdimi i fundit i filmave të njohur horrorë
-
“Oppenheimer” mund “Barbien” me nominimet për “BAFTA”