Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Matthew Perry, ylli i serialit “Friends” vdiq në moshën 54-vjeçare

Matthew Perry

Aktori amerikan Matthew Perry, i njohur më së shumti për rolin e Chandler Bing në hitin televiziv të viteve ’90 “Friends”, ka vdekur në moshën 54-vjeçare, raportoi të dielën BBC-ja.

Aktori u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles.

“Friends” u transmetuan nga viti 1994 deri në vitin 2004.

“LA Times” dhe “TMZ”, të cilat ishin ndër të parat që raportuan se Perry ka vdekur, raportuan se aktori u gjet i pavetëdijshëm në një vaskë të nxehtë në shtëpinë e tij.

“Jemi të shkatërruar nga vdekja e mikut tonë të dashur Matthew Perry. Ai ishte aktor jashtëzakonisht i talentuar dhe një pjesë e pashlyeshme e familjes së grupit ton”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga grupi televiziv “Warner Bros”.

Edhe Matthew Perry varroset nga familjarët dhe pesë miqtë e tij Showbiz Matthew Perry varroset nga familjarët dhe pesë miqtë e tij

I lindur në Massachusetts në vitin 1969, Perry u rrit në Otava të Kanadasë, ku ndoqi shkollën fillore me Justin Trudeau, i cili më vonë u bë kryeministër kanadez. Ai u transferua në Los Angeles si adoleshent.

Perry luftoi për vite me varësinë ndaj ilaçeve kundër dhimbjeve dhe alkoolit, dhe ndoqi klinikat e rehabilitimit në shumë raste.