Edhe pse tashmë po gëzohemi për shkak se James Gunn u kthye në karrigen e regjisorit të vazhdimit të dytë të “Guardians of the Galaxy” dhe se Angelina Jolie e fitoi rolin në “The Eternals” të Marvel, këta filma teknikisht nuk e kanë marrë ende miratimin zyrtar për shfaqje.
Përveç paralajmërimit të filmit “Spider-Man: Far From Home”, i cili arrin më 5 korrik, Marvel ka mbetur shumë i heshtur kur është fjala për botën e tyre filmike në kohën pas filmit “Avengers: Endgame”, i cili arrin në fund të prillit.
Megjithatë, në një intervistë të kohëve të fundit me gazetarët, presidenti i Marvel, Kevin Feige, konfirmoi se një plan për të ardhmen ekziston, dhe madje plan pesëvjeçar, por lajmet në lidhje me filmat që na presin do t’i marrim vetëm pas Spider-Manit të sivjetshëm, shkruan KOHA Ditore.
Feige nuk deshi të zbulonte asgjë për të ardhmen e botës filmike të Marvelit, por zbuloi se nuk duhet të llogarisim në asgjë që lidhet me X-Men dhe Fantastic Four të marra kohët e fundit. Disney u detyrua të fillonte rishtas me këto franshiza pas bashkimit me 20th Century Fox, tha Feige, dhe se rebootët hipotetikë me shumë gjasa planifikohen vetëm për disa vjet:
"Me siguri. Me siguri, por vetëm për shkak se, siç kam thënë tashmë, derisa të gjitha të përfundonin, ne thjesht nuk mund të bënim asgjë. Pra, jemi në fakt krejt në fillim. Por, gjatë kësaj kohe e kemi ndërtuar një plan pesëvjeçar se në cilin drejtim kemi në plan të shkojmë, ndërsa disa vitet e para do t’i njoftojmë, siç thashë, relativisht shpejt pas këtyre dy filmave që po vijnë".
-
“Avengers: Doomsday” me Robert Downey Jr. në rolin e Doctor Doom
-
“Spider-Man: Brand New Day”, publikohet traileri final i filmit të ri
-
Filmi “Scary Movie 6” kryeson arkat filmike, lë pas “Masters of the Universe”
-
The Rolling Stones shtyjnë planet për turne, Mick Jagger shpreson për rikthim sa më shpejt
-
Nicolas Cage tregon pse ka menduar të tërhiqet nga aktrimi pas filmit “Dream Scenario”