Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Martohet miliarderja MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazonit

Miliarderja MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazonit, Jeff Bezos, është martuar me një mësues të shkencave që jep mësim në shkollën e fëmijëve të saj, raporton BBC.

Scott është një prej grave më të pasura në botë dhe ka falur më tepër se 4 miliardë dollarë nga pasuria e saj.

Lajmi për martesën e saj me Dan Jewettin është bërë i ditur në faqen “Giving Pledge”.

“Dan është njeri i jashtëzakonshëm, dhe jam i lumtur për të dy”, ka thënë Jeff Bezoss.

Pasuria e Mackenzie Scott sillet në rreth 53 miliardë dollarë sipas revistës Forbes.

Ajo ka dhuruar para në organizata bamirëse të udhëhequr nga gratë ndër të tjera.

Edhe Miliarderja MacKenzie Scott dhuron edhe 2.7 miliardë dollarë Showbiz Miliarderja MacKenzie Scott dhuron edhe 2.7 miliardë dollarë

Scott ishte e martuar me Bezosin për 25 vjet dhe e ndihmoi atë ta themelonte Amazonin në vitin 1994. Ajo është autore e dy novelave.

Me Bezosin janë divorcuar dy vjet më parë.