Nga protagonist i serialit “Mad Men” në burrë të martuar. Aktori Jon Hamm e ka kurorëzuar lidhjen me të dashurën e tij, Anna Osceola.
Disa prej mysafirëve të pranishëm në dasmën e çiftit ishin yjet, John Slattery, Tina Fey, Paul Rudd dhe Billy Crudup.
Ceremonia martesore zuri vend në Big Sur të Kalifornisë, ku edhe u xhirua sezoni final i serialit hit, “Mad Men”. Pikërisht në sheshin e xhirimeve të këtij projekti, Hamm dhe Osceola u takuan. Ajo ishte aktore mysafire në episodin e fundit .
Kjo është martesa e parë për të dy aktorët.
Artikuj të ngjashëm
-
Zendaya e Tom Holland emocionuan të ftuarit me fjalimet në dasmën e tyre
-
Tom Holland dhe Zendaya po planifikojnë një festë “epike” martese
-
Tom Holland konfirmon se është martuar me Zendayan
-
Unaza e Zendayas ndez edhe më shumë thashethemet se është martuar me Tom Holland
-
Martohen Tom Holland dhe Zendaya