Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Mark Ruffalo bëhet me yll në bulevardin e Hollywoodit

Aktori i njohur i Hollywoodit, Mark Ruffalo, të enjten është bërë me yll në bulevardin e famës atje, raporton “People”.

Aktori i filmit “The Avengers” në ceremoni kishte shkuar me gruan e tij Sunrise Coigney dhe dy fëmijët e mëdhenj, Bella e Keen. Vajza e tij më e vogël Odette nuk ishte e pranishme në ceremoni.

56 vjeçi përgjatë fjalimit i falënderoi fëmijët e tij si dhe gruan për përkrahjen që i bëjnë në jetë si dhe karrierë.

“Fëmijët e mi, Bella, Keen dhe Odette, ju më keni mësuar shumë për të qenë prind, për të qenë njeri, për të qenë aktor, dhe ky është ylli juaj, i gjithë familjes time”, ka thënë Ruffalo.

Ai është i martuar me aktoren Coigney, që nga viti 2000.

Rufallo pati thënë në një intervistë gjatë vitit 2019 se nuk është i lehtë balancimi në mes të jetës me familje dhe të qenit aktor Hollywoodi.

“Është diçka intensive. Kur nuk është gruaja ime aty më duhet të kujdesem vet për gjithçka, larja e rrobave me shkatërron fare”, ka thënë aktori.

Ai pastaj e ka quajtur “heroinë” gruan e tij, pasi ka thënë se ajo i bën vet shumicën punëve të shtëpisë.

Image
Artikuj të ngjashëm