Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Willem Dafoe bëhet me yll në Hollywood

Të hënën në bulevardin “Walk of Fame” në Hollywood është ndarë ylli i parë për sivjet me të cilin u nderua aktori i famshëm, Willem Dafoe, raporton “People”. 

Në ceremoninë e ndarjes së yllit, ishte e pranishme edhe gruaja e tij me të cilën ndan gati 18 vjet martesë, Giada Colagrande të cilën e falënderoi për mbështetjen që i ka dhënë.

68-vjeçari përderisa fliste për turmën, përmendi gruan e tij muzikante e producente filmash me të cilën është i martuar që nga vitit 2005.

Image

“Më në fund, faleminderit gruas sime Giada Colagrande, e cila më mëson mirënjohjen dhe më kujton të mos pështyj mbi fatin tim”, ka thënë ai në fund të fjalimit.

Përgjatë ceremonisë në të cilën ishin të pranishëm të afërm e shokë të aktorit Dafoe, si të famshmit Patricia Arquette, Pedro Pascal, Mark Ruffalo, Camila Morrone dhe Gillermo Del Torro, aktori që mori yllin u shpreh mirënjohës për arritjet e tij në karrierën e gjatë.

“Dua vetëm të them se është e mrekullueshme të jesh pjesë e këtij komuniteti artistësh dhe argëtuesish. Këta janë njerëz që duke ndarë përvojën e tyre, kanë treguar histori për atë se çka është, ishte ose mund të jetë më e rëndësishmja. Kështu që jam i lumtur që jam me njerëz të tillë dhe shpresojmë se po e bëjmë këtë botë disi pak më të mirë”, ka thënë Dafoe.

Dafoe e Colagrande janë njoftuar në rrugë në Romë të Italisë në vitin 2004 dhe u martuan në mars të 2005-s.

Artikuj të ngjashëm