Aktorja hollivudiane 46-vjeçare Rebel Wilson ka zbuluar se vajza e saj trevjeçare, Royce Lillian, të cilën ajo dhe bashkëshortja Ramona Agruma e mirëpritën përmes një surrogate në nëntor të vitit 2022, ka marrë rolin e saj të parë në aktrim në SHBA.
Në një postim në Instagram Story, Rebel publikoi një fotografi të Royce duke buzëqeshur ulur në një karrige të palosshme, ndërsa mbante një libër për fëmijë në duar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Puna e parë e Roycie si aktore në SHBA”, ka shkruar ajo në mbishkrim.
Megjithatë, Rebel nuk dha detaje apo ndonjë aludim për projektin misterioz.
Ky njoftim vjen vetëm disa ditë pasi ylli i Pitch Perfect dhe partnerja e saj Ramona zbuluan se janë bërë prindër për herë të dytë.
“Jam krenare të njoftoj lindjen e vajzës sonë të dytë, Rose Estelle! Çfarë bekimi i mrekullueshëm është të kemi edhe një vajzë të vogël! Tani, më 4 maj, jemi bërë katër veta! Unë dhe Ramona ndihemi jashtëzakonisht mirënjohëse dhe të bekuara që po e zgjerojmë familjen tonë. Faleminderit të gjithëve për urimet e bukura”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.
“Gëzuar familjes sonë! Tani jemi katër”, ka komentuar Ramona.
Vajza e tyre e parë, Royce, lindi përmes një surrogate në nëntor 2022, ndërsa Ramona kishte njoftuar për shtatzëninë e fundit në fund të vitit të kaluar.
“Lajmi më i lumtur në familjen tonë. Shumë shpejt do të jemi katër! Foshnja numër 2 është rrugës. Të dua, Rebel Wilson”, ka shkruar ajo.
Rebel kishte pranuar më parë se u ndje e detyruar ta bënte publik lajmin, sepse vajza e saj e madhe nuk mund ta mbante më sekret entuziazmin.
Ylli i filmave si “Bridesmaids” dhe “A Few Best Men” tha në emisionin “Today With Jenna and Friends”: “Vajza ime Royce ua thotë gjithçka të gjithëve – mësuesve në shkollë, njerëzve në supermarket. Ajo thotë: ‘Po, do të kem një motër të vogël.’ Pastaj njerëz të panjohur më afrohen dhe më thonë: ‘Urime për foshnjën e re.’ Prandaj mendova: mirë, më mirë ta publikoj në rrjetet sociale. Ajo është një llafazane e vërtetë”, ka thënë ajo.