Muzikanti amerikan, Marilyn Manson, pretendon se karriera e tij është në hendek dhe ai po merr kërcënime me vdekje, që nga akuzat për abuzim seksual.
Artisti i nominuar pesë herë për “Grammy” deklaroi në disa dokumente ligjore se kërcënimet online, po e bëjnë të ndihet në ankth, depresion, i shqetësuar, brengosur, tërbuar si dhe po e lënë pa gjumë. Ai gjithashtu shtoi se ka frikë që dikush do ta lëndojë gruan e tij të dytë, Lindsay Usich, raporton TMZ.
Rokeri 53-vjeçar, emri i vërtetë i së cilit është Brian Warner, e ka konfirmuar lajmin se nga viti i kaluar kur 15 gra e akuzuan publikisht për abuzim seksual, studioja e tij incizuese e ka shkëputur bashkëpunimin me të, po ashtu është pushuar nga agjenti i tij, është përjashtuar nga rrethi shoqëror i Hollywoodit dhe të gjitha takimet tjera të biznesit.
Manson pretendon se muzika e tij po vuan, ai nuk mund të bëjë turne, nuk po mund ta publikojë librin e ri, pikturat e tij janë ‘zhvlerësuar’ dhe shfaqjet e tij artistike janë shtyrë deri në afat të pacaktuar.
Muzikanti i lindur në Ohio thotë se ‘portretizimi i tij i rremë si përdhunues, abuzues dhe pornograf fëmijësh’, e ka bërë gjithashtu t’i humbasë dy role aktrimi, në serialin e kanalit Starz, “American Gods” dhe në serialin e platformës Paramount+, “The Stand”.
Marilyn nuk ka postuar asgjë për 6 milionë ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram nga muaji mars, nuk ka tentuar të performojë live në ndonjë ngjarje muzikore dhe ueb faqja për artin e tij nuk është përditësuar tash e sa muaj.
Manson, i cili vitin e kaluar e shiti shtëpinë e tij në Los Angeles për një çmim prej 1.8 milionë dollarësh, për herë të fundit ka bashkëpunuar me reperin dhe disenjatorin kontrovers, Kanye West, në albumin e tij të dhjetë të incizuar në studio, “Donda”.
Në fillim të vitit 2021, aktorja e “Game Of Thrones”, Esme Bianco, e paditi këngëtarin duke e akuzuar për sulm seksual. Ajo pretendon se Mansoni përdori në mënyrë të vazhdueshme drogë, forcë dhe kërcënime për ta detyruar për akte seksuale. Bianco është një 15 gratë që e kanë paditur këngëtarin, së bashku me ish-ndihmësen personale të Mansonit, Ashley Walters, modelen Ashley Morgan Smithline, ish-të fejuarën e tij, Evan Rachel Wood dhe një grua që ka zgjedhur të mbetet anonime.
Bianco së pari kishte folur kundër Mansonit në shkurt, pak pasi Evan Rachel Wood bëri një deklaratë duke pretenduar se Manson kishte abuzuar me të “në mënyrë të tmerrshme” dhe se “ia kishte shpërlarë truri dhe ishte manipuluar për t’iu nënshtruar”. Aktorja britanike e paditi yllin e rokut në prill, duke pretenduar se e kishte lidhur, rrahur dhe i kishte dhënë shok elektrik. Ajo gjithashtu ka thënë se Mansoni e kishte detyruar të bënte marrëdhënie seksuale, që shpesh ishte e dhunshme dhe degraduese, ndonjëherë kur ishte pa ndjenja ose kur nuk ishte në gjendje ta jepte pëlqimin e saj.
Megjithëkëtë, Manson vazhdon t’i mohoj akuzat, duke i quajtur “shtrembërime të tmerrshme të realitetit”.