Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jason Derulo paditet për ngacmim seksual

Ylli amerikan Jason Derulo është paditur për ngacmim seksual në një çështje ligjore të nisur nga një këngëtare e cila u punësua në shtëpinë e tij diskografike.

Emaza Gibson, të cilës iu ofrua një kontratë për incizimin e këngëve në njërën nga shtëpitë diskografike të Derulo-s “Future History”, tani e ka paditur atë, duke pretenduar se ai i dha fund marrëdhënies së tyre të punës pasi ajo nuk iu përgjigj pozitivisht pretendimeve të tij seksuale ndaj saj, raporton BBC.

Gibson i tha NBC News se ajo është traumatizuar nga kjo përvojë.

Derulo i ka mohuar pretendimet, duke i quajtur ato krejtësisht të rreme.

Gibson, 25-vjeçare, paraqiti padinë e saj kundër Derulo, 34-vjeçar, të enjten në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, duke thënë se ai është keqdashës dhe i premtoi asaj sukses, pastaj ia mohoi asaj mundësinë.

Ajo pretendon se pati ngacmim seksual, shkelje të kontratës, frikësim dhe dhunë.

"Tani jam në këtë pikë të jetës sime që është shumë prekëse", tha ajo në një intervistë me NBC News të mërkurën.

Ajo tha se ka ankth, është e traumatizuar, pasi që është ekspozuar në situata çnjerëzore në punë.

Në padinë e saj Gibson thotë se Derulo i ofroi asaj një kontratë me shtëpinë diskorgrafike të tij ‘Future History’ në gusht 2021 dhe ata filluan të punojnë së bashku në nëntor të atij viti.

Megjithatë, ajo pretendon se këngëtari vazhdimisht i bëri presion që të shoqërohej me të dhe se kishte kërkesë eksplicite për marrëdhënie seksuale me të, në shkëmbim me suksesin e saj.

Avokati i Gibson, Ron Zambrano, në një deklaratë ka thënë se sjellja e Derulos ndaj kësaj artisteje të re ishte e neveritshme.

"Ai jo vetëm që theu premtimet dhe shkeli kontratat, por kërcënimet e tij për dëmtime fizike dhe pretendimet për marrëdhënie seksuale ndaj kësaj gruaje të re që thjesht po përpiqej të hynte në industri ishin skandaloze dhe të paligjshme", ka thënë avokati Zambrano.

Image
Artikuj të ngjashëm