Një gjykatëse në Kaliforni i ka hedhur poshtë disa nga pjesët kryesore të padisë së Marilyn Mansonit kundër ish të fejuarës së tij, aktores së serialit “Westworld”, Evan Rachel Wood.
Padia e muzikantit pretendonte se, Wood, sajoi akuza publike se ai e kishte abuzuar seksualisht dhe fizikisht gjatë kohës sa ishin në lidhje dhe i inkurajoi gratë e tjera ta bënin të njëjtën gjë.
Por, gjykatësja Teresa Beaudet, hodhi poshtë pjesët e padisë që pretendonin se Wood dhe një person tjetër, përdorën një letër të falsifikuar të FBI-së për të rekrutuar gratë e tjera që të ngrenë padi kundër Mansonit, dhe më pas u dhanë atyre një listë me këshilla për t’i mësuar se çfarë të thonë për të. Avokati i Mansonit thotë se ata planifikojnë të apelojnë menjëherë vendimin e fundit të gjykatëses.
Vjetëve të fundit dhjetëra gra e kanë paditur muzikantin me pretendimet për abuzim seksual dhe fizik. Shumica e këtyre rasteve janë hedhur poshtë nga gjykata ose janë anuluar me arritjen e marrëveshjeve mes palëve të përfshira, përfshirë këtu edhe padinë e ngritur nga aktorja e serialit “Game of Thrones”, Esme Bianco.
Policia dhe prokurorët e kanë hetuar Mansonin për më shumë se dy vjet. Në shtator, prokurorët thanë se kishin nevojë për më shumë prova nga detektivët, përpara se të vendosnin nëse do ta padisnin atë. Gratë e përfshira në këtë rast nuk janë identifikuar për publikun e gjerë.
-
Manson ankohet për pasojat pas akuzave për abuzim seksual
-
Rebel Wilson fiton gjyqin për shpifje ndaj aktores së re australiane
-
Hidhet poshtë padia e Smokey Robinsonit kundër ish-punonjëseve që e akuzojnë për sulm seksual
-
Reynolds krenar me Livelyn teksa ajo do të përballet në gjyq me Baldonin
-
Gjykatësi hedh poshtë shumicën e akuzave të Blake Livelyt kundër Justin Baldonit