Futbollisti i njohur i Manchester City, Riyad Mahrez, po kalon ditë të bukura në Greqi, ku edhe i ka propozuar të dashurës së tij Taylor Ward.
Porozimi fantastik u bë me një unazë diamanti të bërë posaçërisht për partneren e futbollistit, me vlerë rreth 470.000 euro.
Taylor Ward është vajza e ish-futbollistit të Norwich Cityt dhe Sheffield Unitedit, Ashley Ward, dhe algjeriani tregoi anën e tij romantike me unazën e çmuar që i dha asaj.
Në një postim në rrjetet sociale, fituesi i dyfishtë i çmimit për lojtarin më të mirë afrikan të vitit, postoi disa foto me të fejuarën e tij.
“Jam shumë i lumtur për gjithçka. Ti je më e mira, je ajo që më duhet përgjithmonë në jetën time”, shkroi Mahrez në Instagram.
Nga ana tjetër, Taylor gjithashtu ndau fotot e tyre në Instagram, me një përshkrim: “Nuk ka askënd me të cilin do të preferoja të jetoja, kjo është për jetën. Mezi pres të plakemi së bashku. Të dua”.
Futbollisti Riyad Mahrez më parë ishte martuar për gjashtë vjet me ish-modelen e njohur Rita Johal, me të cilën ka edhe dy vajza. \iconstyle