Ylli amerikan, Madonna, ka vendosur “ligje” në shtëpinë e saj.
Mbretëresha e muzikës pop ka shpërndarë disa postime në llogarinë e saj në Instagram, në të cilat flet për disa rregulla që fëmijët e saj duhet t’i ndjekin patjetër.
Këngëtarja amerikane e hitit “Like a Virgin” ka renditur pesë rregullat bazë, ku të parën ka listuar rregullin, “Buzëqesh”.
Rregulli i dytë sipas saj është “Të jesh i lumtur”, rregulli i tretë “Të dëgjosh të tjerët” dhe rregulli i katërt “Të flasësh me mirësi”.
Si rregull të fundit këngëtarja 64-vjeçare e ka vendosur, “Ji i lumtur me atë që ke”.
Madonna është nënë e gjashtë fëmijëve: Lourdes Leon 26-vjeçare, Rorcco Ritchie 22 vjeç, Davod Banda Ciccone 17 vjeç, Mercy James Ciccone po ashtu 17 vjeç dhe binjakët Stella dhe Estere Ciccone, nga 10 vjeç.
Postimi i saj në Instagram ka ardhur vetëm disa javë pasi në një intervistë për “Vanity Fair”, Madonna kishte folur rreth vështirësisë së të qenët nënë e gjashtë fëmijëve.