Aktorja e njohur e Hollywoodit, Julia Roberts, ka një rregull shumë të thjeshtë në shtëpi sa u përket telefonave që kanë fëmijët e saj.
“Ne kemi një rregull të thjeshtë për telefonat, është një vend ku janë mbushësit dhe aty lihen posa fëmijët të hyjnë në shtëpi. Sigurisht, nuk ka telefona në tavolinë”, ka thënë aktorja për “Today”.
56-vjeçarja, me burrin e saj, fotografin Daniel Moder, ka tre fëmijë, dy binjakë që i kanë nga 19 vjet, dhe një djalë tjetër që ka 16 vjet.
Ani pse fëmijët i janë rritur ajo ende “prindëron” për ta në mënyrën e saj, siç ka bërë gjithmonë.
“I ‘prindëroj’ ata njëjtë si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë”, ka treguar aktorja, duke thënë se i pyet nëse kanë fjetur mjaftueshëm dhe nëse kanë ngrënë.
Ndër të tjera ajo ka treguar se gjithmonë ju thotë që t’i shkruajnë porosi posa të mbërrijnë në shtëpi, në mënyrë që të sigurohet se kanë mbërritur shëndosh e mirë.
Aktorja ka treguar gjithashtu se ndjehet shumë mirë që fëmijët, ani pse janë rritur, ende e dëgjojnë dhe u përgjigjen kërkesave të saj.
“Kam një vlerësim të madh për të dy fëmijët e mi më të mëdhenj, sepse ata ende më lejojnë të jem e njëjta nënë për ta, dhe nuk ‘m’i rrotullojnë sytë’ dhe ka një sasi të madhe mirëkuptimi”, ka thënë ylli.