Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Madonna publikon fotografi me babanë 92 vjeç

Superylli i muzikës Madonna ka postuar në “Instagram” një foto me babanë e saj 92-vjeçar, Silvio Ciccone.

“Të dua babi”, ka shkruar ajo në fotografi, mbi të cilën i vendosi tri zemra të kaltra.

Këngëtarja e mirënjohur me famë botërore, Madonna, ka mbajtur një koncert afër Detroitit në SHBA në kuadër të turneut të saj botëror “Celebration”, siç ka njoftuar “CNN’.

Koncertin e ka mbajtur afër vendlindjes, pasi ajo me prejardhje është nga Bay City, Michigan.

Image

Madonna e vlerësoi të veçantë koncertin e të hënës. Tha se ishin bashkëvendësit ata që e shtynë drejt suksesit. Ajo tregoi po ashtu se nga babai i saj ka trashëguar etikën e punës dhe se jeta nuk është një rrugëtim i lehtë.

“Nëse mendoni se jam e fortë, nëse mendoni se jam luftëtare apo se jam më e mira, se jam superheroinë, kjo është për shkakun e babait tim”, ka thënë Madonna, e cila a falënderoi babanë e saj për mësimet që i ka dhënë gjatë jetës.

Ikona e muzikës pop gjithashtu tha se shpreson që ka bërë krenar Detroitin.

Edhe Madonna nderon vëllanë e ndjerë Showbiz Madonna nderon vëllanë e ndjerë

“Më intereson mendimi juaj dhe dua të jeni krenarë me mua”, ka thënë Madonna.

Ajo gjithashtu ndau disa fotografi të bashkëpunimit që ka bërë me brendin e njohur të veshjeve Jean Paul Gaultier, i cili ka bërë dizajnet e veshjeve të saj të famshme, që shfaqnin stilin e saj autentik.

Përmes postimit të Insagram, Madonna bëri të ditur se të gjitha fitimet nga bluzat që bëri në bashkëpunim me brendin e famshëm do të shkojnë në fondacionin e saj bamirës “Raising Malawi” në Afrikë.