Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Madonna ia dedikon suksesin besimit të saj

Madonna

Madonna

Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, ka dhënë intervistën e saj të parë në një podcast, ku ka deklaruar se në tërë karrierën e saj ka bërë praktika spirituale.

Këngëtarja 67-vjeçare që u shfaq në episodin  më të ri të podcastit “On Purpose with Jay Shetty”, ka folur hapur me mikpritësin Jay Shetty për rolin që ka pasur spiritualiteti në jetën e saj.

Biseda përfshin tema si falja, suksesi dhe ndikimi i Kabballahit (filozofi mistike hebraike), me të cilin Madonna është njohur në vitin 1996, pak para lindjes së vajzës së saj, Lourdes Leon.

“Duhet të jesh spiritual që të jesh i suksesshëm. Suksesi është të kesh një jetë spiritualë, pikë. Unë nuk do të isha këtu po të mos e kisha atë”, ka thënë ajo.

Madonna, fituese e shtatë çmimeve “Grammy” dhe e njohur për aktivizmin e saj në fushën e të drejtave të njeriut, ka shtuar se kriteri i vetëm i suksesit është të bësh diçka edhe për të tjerët.

Edhe Madonna dhe vajza e saj publikojnë këngë për të shëruar marrëdhënien e tyre Showbiz Madonna dhe vajza e saj publikojnë këngë për të shëruar marrëdhënien e tyre

“Çfarë kam bërë për të tjerët? Ky është i vetmi kriter i vërtetë i suksesit në jetë. Është sikur drita më e madhe shfaqet aty ku ka errësirë dhe aty mund të zbulohet drita më e madhe. Kur je në një dhomë të errët, e ndez dritën. Kur je në një dhomë që tashmë është e ndriçuar, nuk ka përpjekje”, ka thënë këngëtarja.

Ajo ka theksuar se misioni i saj spiritual është të përhapë dritë.

“Qëllimi i shpirtit tim është të shpërndaj dritë në botë përmes gjithçkaje që bëj. Dua gjithçka, por e dua për ta ndarë me të tjerët, jo për ta mbajtur vetëm për vete”, ka thënë ajo.

Në podcast është i pranishëm edhe Eitan Yardeni, mësuesi i kamotshëm i Kabballahit për Madonnën, me të cilin ajo ka nisur një kurs të ri të quajtur “The Mystical Studies of the Zohar”.

Madonna ka pranuar se dikur ishte e ndjeshme ndaj gjykimit të të tjerëve.

Edhe Madonna rikthehet me “Confessions II” Showbiz Madonna rikthehet me “Confessions II”

“Dikur isha skllave ose viktimë e mendimit të njerëzve për mua. Nuk përshtatem, dhe pikërisht fakti që nuk përshtatem më shpëton”, ka thënë ajo.

Duke reflektuar mbi uljet e ngritjet e karrierës së saj, ajo ka thënë se spiritualizmi i ka dhënë forcën për të qenë e qëndrueshme.

“Urtësia shpirtërore nuk të ndihmon kur gjithçka po shkon mirë. Ajo të ndihmon kur sfidohesh dhe edhe kur je i lumtur. Të kujton se në çdo moment gjithçka mund të zhduket. Prandaj, mos e merr të mirëqenë. Ji i përulur”, ka thënë artistja.

Ajo përfundoi me një mesazh se secili duhet ta pranojë çfarëdo që do t’i ndodhë dhe të pajtohet me fatin.

Edhe Madonna kritikon përdorimin e AI-së në muzikë: Është e kundërta e artit Showbiz Madonna kritikon përdorimin e AI-së në muzikë: Është e kundërta e artit

“Pranimi radikal është të pranosh se ajo që po të ndodh, është e destinuar të të ndodhë dhe se ti do të jesh mirë”, ka thënë ndër të tjera ikona.