Luca Guadagnino shumë shpejt po bëhet një nga filmbërësit më interesant dhe më të paparashikueshëm në botë. Tani si duket regjisori i filmave “Suspiria” dhe “Call Me By Your Name” do të fokusohet në ekranet e vogla.
Guadagnino thuhet se po punon në një seri për HBO, përkatësisht se duhet ta bëjë regjinë e të paktën dy episodeve të para, ndërsa gjithashtu do të ndihmojë edhe në shkrimin e skenarit. Në skenar po punojnë edhe Francesca Manieri, Laura Bispiri dhe Paolo Giordano, shkruan KOHA Ditore.
Seria është titulluar “We Are Who We Are” dhe është vendosur në Itali dhe bën fjalë për dy adoleshentët Fraser dhe Caitlin, të cilët hulumtojnë jetët e tyre gjatë qëndrimit në bazën ushtarake.

Edhe pse të gjithë mendojnë se ata të dy janë çift, Fraser në fakt vuan për Markon, mikun të cilin e la në shtëpi, ndërsa njëkohësisht e krijon lidhjen romantike me ushtarin më të vjetër Jason. Tregimi paksa është i ngjashëm me marrëdhënien e Elio (Timothee Chalamet) dhe Oliver (Armie Hammer) nga “Call Me By Your Name”, kështu që Guadagnino do të bartë përvojë të mirë në këtë.
Xhirimi i serisë do të duhej të fillonte këtë muaj, ndërsa pamjet e para do të mundë t’i shohim në fillimin e vitit të ardhshëm, por ende nuk është publikuar asnjë datë zyrtare.