Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Luana Vjollca dhe Beatrix Ramosaj folën për bullizmin

Ka pak kohë prejse moderatorja dhe këngëtarja, Luana Vjollca, e publikoi këngën e re me titull “Trauma” si dhe episodet e para të projektit të saj, “Thuaje”, ku flet për bulizmin dhe traumat e ndryshme gjatë jetës.

Në fillim, Vjollca ka folur për eksperiencën e saj personale, kurse ditë më parë ajo e zhvilloi një bisedë me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Ramosaj qysh prej daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP” nuk u largua nga kryetitujt e portaleve, e kryesisht u komentua për lidhjen e saj me Donald Veshajn. Si pasojë e kësaj, këngëtarja kosovare e cila jeton në Shqipëri, ka treguar se nuk është ndier mirë.

“Të përgëzoj shumë për gjithë nismën, sepse ka shumë njerëz që kanë nevojë dhe ne duhet ta mbështesim njëri-tjetrin”, tha këngëtarja në fillim të bisedës me kolegen e saj.

Tutje ajo shtoi se ka vuajtur shumë si pasojë e komenteve negative që i ka pranuar online nga njerëzit e panjohur. Madje tregoi se ka gjetur një terapiste e cila e ka ndihmuar shumë.

Luana dhe Beatrixa bashkëbiseduan në këtë lidhje të drejtpërdrejt në Instagram për pothuajse një orë, duke e ngritur si çështje rëndësinë e shëndetit mendor.

Edhe Beatrix Ramosaj reagon me mesazh emocionues ndaj bullizmit online Showbiz Beatrix Ramosaj reagon me mesazh emocionues ndaj bullizmit online