Një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të Big Brother VIP ishte Beatrix Ramosaj. Ajo u eliminua javën e kaluar.
Ajo u përfol për lidhjen që krijoi brenda shtëpisë me një nga banorët, Donald Veshajn.
Pikërisht kjo lidhje ndikoi që Beatrixi pas daljes nga shtëpia, të mos shfaqej në emisione për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
Shumë njerëz ishin kundër kësaj marrëdhënie, edhe për faktin se Donaldi ishte bërë shumë i dashur nga publiku për atë se çfarë kaloi me moderatoren Bora Zemanin, edhe gjatë qëndrimit në shtëpi.
Beatrix përmes një reagimi në Instagram ka shkruar se “më duhet edhe pak fare kohë për të ri-gjetur gravitetin tim”.
Ajo thotë se nuk i bie pishman se çfarë ka kaluar me Donaldin dhe nëse do i jepej mundësia, do ta bënte prapë. "Do jem tifozja e tij e parë jashtë", shkruan tutje ajo.
Reagimi i plotë më poshtë.