Ylli i muzikës, Billie Eilish, e ka bërë të ditur lajmin që sot gjatë ditës do të lansohet kënga e saj e re, “Lost Cause”, e cila vjen e shoqëruar edhe me videoklip.
Përmes rrjeteve sociale, ylli i muzikës pop i ka paralajmëruar fansat se projekti i saj i fundit, që është pjesë e albumit të dytë “Happier Than Ever”, i cili pritet të lansohet së shpejti, do të publikohet në pasditen e së mërkurës.
Billie Eilish - "Lost Cause"
— billie eilish (@billieeilish) June 1, 2021
The new song and music video from the forthcoming album "Happier Than Ever" are out tomorrow at 9am PT.
"Happier Than Ever" is out July 30. https://t.co/SrqlceteE4 pic.twitter.com/xOeYT9JYbr
Ky lajm vjen pak ditë pasi Billie dhe vëllai i saj producent, Finneas, e paralajmëruan lansimin e një kënge të re nga ky album.
“Lost Cause”e shënon projektin e katërt muzikor të cilin Eilish e ka ndarë nga albumi “Happier Than Ever”, pak para lansimit të tij më 30 korrik. Tri këngët e tjera ishin: “My Future”, “Therefore I Am” dhe “Your Power”.
Albumi i dytë i incizuar në studio i Eilishit vjen pas atij të vitit 2019, “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?”, dhe së fundmi këngëtarja ka bërë të ditur se koha e lirë si rrjedhojë e karantinës, ia ka mundësuar të kthehet në studio incizuese dhe të krijojë këngë të reja.
Edhe
Billie Eilish beson se fansat e saj janë më të rëndësishëm se vet ajo
“Nuk mendoj se do ta realizoja të njëjtin album, apo çfarëdo albumi, po të mos ishte pandemia e COVID-19. Kjo nuk nënkupton se ky incizim flet për koronavirusin, por kur gjërat në jetën tënde janë më ndryshe, edhe t’i ndryshon si njeri dhe si rezultat krijon këngë tjera nga ato që je mësuar. Thjeshtë kështu funksionojnë gjërat për çdo tekstshkrues”, citohet të ketë thënë Eilish.
Tutje ajo e ka përshkruar këtë album si një prej projekteve të preferuara që i ka krijuar në jetë, duke thënë se shpreson që edhe publiku do të ndihet njësoj kur ta dëgjojnë atë.
Kurse javën e kaluar, Billie Eilish, i shtoi disa koncerte të reja të cilat do të mbahen në kryeqytetin britanik, në kuadër të turneut të ardhshëm muzikor i cili mbahet vitin e ardhshëm. Si arsye për këtë vendim e citoi kërkesën e madhe të publikut për bileta. Këngëtarja e famshme amerikane do të peformojë pesë net rresht në arenën O2 të Londrës, në muajin qershor të vitit të ardhshëm, krahas disa koncerteve në Manchester, Glasgow dhe Birmingham.